Në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla nderon të gjithë emigrantët shqiptarë kudo janë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla shpreh mirënjohjen për të gjithë ata shqiptarët që 33 vjet më parë kërkuan një jetë më të mirë, që duke rrezikuar jetën e tyre u kthyen në simbolin e lirisë.
"Dita e sotme në mbarë globin i kushtohet sakrificave të pafundme dhe të papërshkrueshme të migrantëve. Migracioni mbetet një sfidë e madhe globale dhe një realitet dinamik, i cili ndikon cilësinë e jetës dhe kërkon respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. 33 vite më parë shqiptarët u nisën me anije apo përmes shtigjeve malore drejt vendeve fqinje Italisë dhe Greqisë si migrantë në kërkim të një jete dhe mundësive të reja. MIRËNJOHJE" thotë ministri Balla.