Dita ndërkombëtare Olimpike mbledh sportistët në Lezhë

24 Qershor 2021, 20:59

Lezha u bë pjesë e ditës ndërkombëtare olimpike që zhvillohet në të gjithë boten, ku u zhvilluan lojëra të ndryshme, duke i dhënë jetë qytetit pas një kohë të gjatë pandemie. 
Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli dhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu sensibilizuan të rinjtë të merren sa më shumë me aktivitet sportive.
Dita Ndërkombetare Olimpike në Lezhë zgjati për disa ore, ndërsa larmia e aktiviteteve sportive tërhoqi vemendjen e shumë qytetareve.