Dinamo i merr dorën humbjeve tenistike, Laçi e masakron në Kurbin

3 Dhjetor 2021, 16:47 | Përditesimi i fundit: 2021-12-03 16:48:53

Laçi i Mirel Josës është rikthyer te fitoret në Superligë dhe këtë e ka bërë duke masakruar me rezultatin 5-0 Dinamon. Në Kurbin realizoi fillimisht Guido dhe më pas në pjesën e dytë një autogol, Shehu, Lushkja dhe Guindo sërish vulosën rezultatin përfundimtar.

Dinamo e Shkëmbit sapo ishte kthyer te fitoret, ndërsa kjo është humbja e tretë në 11 javë kampionat me rezultat turpërues. Pas Laçit, Teutës dhe Egnatias nuk është çudi që nëndetësja të jetë ekipi i radhës që shkarkon trajnerin.