Divjakë, aktoret e njohura interpretojnë poezi mbi varka

9 Gusht, 14:19 | Përditesimi: 9 Gusht, 14:19

Eventi “Poezi nën yje” mblodhi emra të njohur të skenës shqiptare, si Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Elia Zaharia dhe Luli Bitri, duke sjellë një risi në këtë sezon veror krahas aktiviteteve të tjera që e kanë kthyer Divjakën në një destinacion gjithnjë e më tërheqës.

Mirëseardhjen spektatorëve dhe aktorëve ua uroi kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea.

Ndryshe nga një skenë klasike, kjo mbrëmje poetike u zhvillua mbi varka, një gjetje origjinale që e bëri performancën edhe më magjike.

r.k./Shqiptarja.com