Divjakë, mbahet për herë të parë kampionati ‘Beach Rugby’, një sport i ri që po tërheq të rinjtë

6 Korrik, 16:24

Për herë të parë po zhvillohet në vendin tonë një kampionat në sportin e “Rugby”, ku marrin pjesë ekipe nga Shqipëria, Kosova dhe Spanja. Federata ka zgjedhur plazhin e Divjakës për të organizuar këtë kompeticion sportiv të veçantë.