Divorci Meta-Kryemadhi, Dervishi në Report Tv: Strategji për të shpëtuar pasurinë! Përballë provave të forta mund kenë shitur njëri-tjetrin në SPAK

23 Qershor, 11:53 | Përditesimi i fundit: 2024-06-23 14:37:13

Kërkesa e ish-presidentit Ilir meta për tu ndarë nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, në një kohë kur SPAK po kryen hetime intensive dhe të thelluara për çiftin e politikanëve, nuk do të ndikojë në hetimet e prokurorisë. Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në Report Tv thotë se ka hipoteza që ndarja është bërë për të shpëtuar pasurinë, por mund të ketë ardhur edhe nga qasja e ish-çiftit në lidhje me SPAK.