Një video që tregon djalin e Donald Trump duke qëlluar ndaj rosave në Venecia, në një zonë të mbrojtur, ka shkaktuar reagime të shumta. Rasti ka mbërritur edhe në Këshillin Rajonal të Venetos me një interpelancë nga Europa Verde dhe në Parlamentin Italian me një kërkesë nga Avs ( Të Gjelbrit dhe Aleanca e Majtë) për ndërhyrjen e ministrit Gilberto Pichetto Fratin.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Donald Trump Junior ishte në Venecia me partneren e tij të re për pushime. Së bashku me një grup miqsh, ai mori pjesë në një ekspeditë gjuetie në lagunë.
Në një faqe amerikane të specializuar, “The Global Hunt for Adventure”, është publikuar ditët e fundit një video ku Trump Junior shfaqet i rrethuar nga thellëza dhe rosa, duke dhënë edhe një intervistë.