Djali i ish-presidentit të Tiranës flet për Report Tv dhe rrëzon sërish Dukën: Llogaritë e FSHF të bllokuara! Të kalojë lekët ose e çoj në prokurori

26 Nëntor 2021, 17:36

Një tjetër dëshmi rrëzon pretendimet e Armand Dukës. Alban Seferi djali i ish-presidentit të ndjerë të Tiranës që ka fituar gjyqin me klubin thotë se Federata Shqiptare e Futbollit nuk i ka kaluar lekët e UEFA-s për Tiranën në llogaritë zyrtare. Në një intervistë për Report Tv ai thotë se llogaritë e FSHF-së janë bllokuar për këtë shkelje të ligjit, ndaj Duka do përballet në gjyq në dhjetor me përmbaruesin privat.