Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku ka komentuar në Report Tv krijimin e partisë së re ‘Djathtas 1912’ nga një pjesë e deputetëve që u shkëputen nga Basha dhe Berisha. I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj sa i takon sulmeve që ish-kryeministri ka bërë ndaj tyre, Çollaku tha se nuk është dakord me sulmet, pasi secili ka bindjet e tyre. Sipas tij, në aspektin politik pluralizmi i opozitës nuk është dobësi por forcë.
Sa i takon aspektit elektoral, Çollaku thotë se opozita ka vetëm një shans për t’u përballur me Edi Ramën, vetëm duke dalë në zgjedhje e unifikuar.