Dje bojkotuan takimin e thirrur nga Leli, këshilltarët e bashkisë në Vlorë zhvillojnë mbledhjen sot para teatrit 'Petro Marko'

30 Qershor 2021, 11:17 | Përditesimi: 30 Qershor 2021, 15:30

Vijon ngërçi i komunikimit mes këshilltarëve të bashkisë së Vlorës dhe kryetari të bashkisë Dritan Lelit. Anëtarët e këshillit bashkiak ashtu siç kishin paralajmëruar janë mbledhur sot për të zhvilluar mbledhjen në ambientet e teatrit 'Petro Marko', por dyert e tij janë mbyllur sërish. Anëtarët e Këshillit bashkiak, kanë vendosur që ta zhvillojnë mbledhjen jashtë teatrit, në ambient të hapur në rendin e ditës

KT/Shqiptarja.com