KAS vijon edhe sot numërimin e votave për qarkun e Beratit. Rinumërimi ka nisur dje pas pranimit të kërkesës së LSI dhe në total janë 114 kuti për tu numëriur pas pretendimeve të LSI.
Dje ka përfunduar numërimi i 46 kutive të para votimit dhe nga numërimi ka rezultuar se Lëvizja Socialiste ka rikuperuar me 3 vota dhe Partia Socialiste me 6 vota. Nga numërimi i 46 kutive diferenca me vota është 74 vota, të cilat i duhen LSI që të fitojë mandatin.