Djegia e gomave/ Katastrofa ekologjike në Fushë Krujë, Agjencia Kombëtare e Mjedisit e ka jashtë kontrollit situatën

10 Gusht 2021, 17:45 | Përditesimi: 10 Gusht 2021, 17:45

Djegia e gomave një natë më parë ka shkaktuar një katastrofë ekologjike për qytetin e Fushë Krujës. Zjarri i përmasave të mëdha për djegien e gomave vuri në rrezik edhe banesat teksa u deshën orë të tëra për ta vënë nën kontroll. Por skandali merr përmasa dhe më të rënda kur konstatojmë se një situatë të tillë e ka jashtë kontrollit edhe Agjensia Kombëtare e Mjedisit, e cila nuk është parë në zonë për të monitoruar gjendjen, teksa këto goma të grumbulluara përdoreshin për furrat e paligjshme të gëlqeres.

LR/Shqiptarja.com