TIRANE-Ish-deputeti demokrat Flamur Noka ka reaguar pas djegies së makinës së kryetarit të bashkisë së Vlorës Dritan Leli. Noka thotë se kjo situatë vjen pas përplasjes së krimit me qeverinë, që po ashtu e cilëson si bandë. "Në Vlorë, në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë po përplasën banditët e krimit të organizuar me bandën e qeverisë për prishjen e pazarit për grabitjen e pronave të shqiptarëve. Edi Rama është peng i krimit të organizuar" thotë ai.
Ish-deputeti e lidh ngjarjen e djegies së makinës me atë që po ndodh në Kadastrën e Vlorës ku janë dorëhequr tre drejtorë, ndërsa disa punonjës u arrestuan pas përplasjes për pronën në Jalë. "Është një bandë e krimit të organizuar për të gllabëruar toka në bregdetin e Jalit, kundër bandës së qeverisë, që po e grabit atë me klientët e Edi Ramës, të cilëve u jep statusin e investitorit strategjik për të grabitur dhe betonizuar Rivierën shqiptare" tha ai.