Kadastra e Vlorës s'gjen paqe pas sherrit për Jalën, dorëhiqen drejtoresha dhe zv/ drejtori

Kadastra e Vlorës s'gjen paqe pas sherrit për Jalën, dorëhiqen drejtoresha dhe zv/ drejtori

Kadastra e Vlorës nuk gjen qetësi. Këtë të hënë ka dhënë dorëheqjen drejtoresha e këtij institucioni Elona Hodaj, e cila mori detyrën më 19 shtator si dhe zv/drejtori, Krenar Xhemali. Shkak i largimit të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës është bërë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë.

Në 12 shkurt të 2019, Gjykata e Apelit të Vlorës ka vendosur që të vijojë regjistrimi i pronave, dhe me këtë vendim ka filluar procesi, i cili ka filluar normalisht, ku pronarët jo vetëm që kanë marrë pronën, por madje ata kanë bërë edhe shitje tek palë të treta, duke bërë që vendimi i Gjykatës së Apelit të zbatohet.

Por me 6 qershor, Gjykata e Lartë ka vendosur anulimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë. Drejtuesit e larguar pretendojnë se vendimi i Gjykatës së Lartë nuk mund të zbatohet, pasi nuk ke çfarë të zbatosh përderisa për disa prona është ekzekutuar si vendim dhe madje janë bërë edhe veprime të tjera. Për këtë arsye ata kanë dhënë dorëheqjen.

Elona Hodaj drejtoresha e Kadastrës Vlorë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kavajsi Pjella e Bab Dud Lushnjar Karbonares: 09/10/2019 11:28

    Tere te keqijat Vlores i mblidhen

    Përgjigju
  • Entela Rrushiti: 08/10/2019 19:35

    E bene lemsh kete pune Pjerot qe vuri Leshelia e Cim Kusbabait nuk marim dot nje dokument tani aty

    Përgjigju
  • Ani: 08/10/2019 19:27

    Nje sqarim per z/znj Vlora. Ne lidhje me sa shkruani per KLSH po ju sqRojme se KLSH nuk eshte audot ne ish ZVRPP Vlore por ne Aluizni Vlore. Nuk ka lidhje me regjistrimin e pronave ne Jale. Ju dqarojme dhe rekomandojme qe shikoni Planin Vjetor 2019 te auditimeve te KLSH dhe shikojeni qarte se Aluizni Vlore ka qene i planifikuar. Po keshtu pas perfundimit te ketij subjekti LLSH do auditoje ish ZVRPP Vlore pasi ka vite pa u audituar. Z/znj Vlora mos dedinformoni publikun. Klsh auditon me baze rrisku dhe ndertimet pa leje ne breg te detit e ligjshmeria e legalizimit te tyre jane objekt i aiditimit me rrisk te larte, keshtu qe jane terhequr dosjet e vijes bregdetare Vlore e Himare. Keshtu qe informojuni ne faqen e Webi te KLSH dhe mos shpifni, fakti qe nje qytetar ka bere nje ankese nuk do te thote se KLSH mban nje ane, audituesit jane profesioniste dhe po punojne ne kushte presioni por nuk jane tumdiar, ata kane pavarsine profesionale e integritetin e tyre dhe nuk mbajne asnje ane vetem ligjon. Faleminderit por mos disinformoni publikun me dashakeqedi

    Përgjigju
    • Vlora: 09/10/2019 10:05

      Une shkruajta qe jane thashetheme qe KLSH mbeshtet nje bande, nuk thashe kjo eshte 100% e vertete. Thashethemet jane qe banda ka terrorizuar banden tjeter. Pastaj ajo per aftesine e punonjesve te zyra te shtetit qe perfshihet edhe KLSH te lutem permbahu, administata shqiptare eshte totalisht nepotike, e shantazhueshme, e paafte, politike ose tribale(sic eshte ne rastin e KLSH, ku nje pjese e te emeruarve jane punesuar se njohin kreun e saj, tipikun e tranzicionit shqiptar BL, personazh qe eshte midis krimit, korrupsionit, mungeses se oratorise, provincializmit). Dmth profil tipik i liderve te dashur te shqiptareve. Keshtu qe te uroj paqe i dashur Ani por kjo eshte keshtu sic ti e di edhe me mire se mua. Dite te mbare!

  • Shoku Lam: 08/10/2019 19:06

    Ku je O shoku Lam qe do rregullosh punen e ber lemsh gjate ktyre 30 viteve . O ti qe nuk doje qe te fusnin miq per te mar njerez ne pune . Or shoku Lam

    Përgjigju
  • Altin: 08/10/2019 18:16

    Ku eshte ai Artan Lame qe ben si Obama neper media? Ku je o Lame? Apo po mbron biznesmenet me precedente e bandat e krimit? Mos na bej moral neper media o Lame se ia po e shikojme si po e drejton institucionin, po ndodhin cudira qe kane 30 vite qe skane ndodhur. Shikoni hipoteken e Tiranes se cfare korrupsioni ka!

    Përgjigju
  • Dejon: 08/10/2019 12:45

    Ne burg ata kriminelat e hipopo-tekes me ne krye kryegjobaxhiun Ervin Pjeron

    Përgjigju
  • Ish Drejtori: 08/10/2019 10:39

    Hahahahahah këta gëzojn dhe festojn kur emërohen, por kur shikojn që nuk ju ka ngelur më gjë për të grabitur se i kanë grabitur ata me para japin dorëheqjen.. Shkurt punë muti po nuk ka gjë për të vjedhur...

    Përgjigju
  • Vlora: 08/10/2019 10:37

    Kjo verteton thashethemet qe nje grup kriminal po i shantazhon drejtuesit e hipotekes se Vlores pasi ata kane hipotekuar ne menyre te padrejte nje toke ne emer te miqve te afert apo familjarve te kryeministrit. Pra nje bande(E lidhur me KLSH-ne) po ben shantazh ndaj bandes ne pushtet. Kjo eshte edhe arsyeja pse KLSH-ja ja behu ne dyert e Hipetokes, te forconte presionin e bandes tjeter. Mjere shqiptaret per psikologjine qe kane. Duhet te mesojme nga shqiptaret e Kosoves, t'i largojme kriminelet ne pushtet!

    Përgjigju
    • Zoterija.: 08/10/2019 19:21

      E ke gabim se KLSH ka nje program vjetor dhe referohu Planit vjetor te vitit 2019 tek faqja e Web-it te KLSh. Nuk ka lidhje dhe nuk keni pse e lidhni KLSH me keto gjera , gabohenui dhe perhapni thashetheme

    • populli: 08/10/2019 16:34

      My Ervin Pjero my kokelopa cfar ska were aty mua me LA 1 bit e nuk me jepte kopjen e certificates...

    • Edi: 08/10/2019 14:51

      E çë se i largove, a jua mer dot pasurite? Nje lesh

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë