Djegia e mbeturinave në Fier, Subashi: Nesër situata do të vihet nën kontroll! Baçi ishte këtu për shou, ka menduar se duket mirë natën

29 Korrik 2021, 21:44

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi thotë se situata në fushën e mbetjeve, po shkon drejt normalizimit dhe se nesër zjarri do të merret plotësisht nën kontroll. Subashi tha se e vetmja mundësi që kemi është mbulimi i vatrave me dhe. Po ashtu kryebashkiaku socialist i është përgjigjur edhe kryetarin PD-së në Fier, Luan Baçit, për të cilin tha se ka shkuar atje vetëm për shou.

'Është një ngjarje e rëndë, e konsiderueshme! Nuk mund të themi me siguri nëse është vet ndezur apo i ka vënë dikush flakën. Situata u mor në kontroll, nesër situata do të merret plotësisht në kontroll maksimumi pasnesër vatrat e zjarrit do jenë të gjitha në kontroll të plotë. E vetmja mundësi që kemi është mbulimi i vatrave me dhe.

Ishte një shfaqje një shou i radhës i Luan Baçit ose ka menduar që të duket mirë natën këtu ose i kanë thënë shko bëj një deklaratë atje. Nëse do ta kishtë shqetësim, sot është dita e tre le të vinin këtu.  Pasi ta kalojmë këtë situatë do të bënte përpjekjen minimale për të dhënë një kontribut sado modest për këtë aksion të madh.'- tha Subashi.

  •