Djokovic i anulohet viza për herë të dytë, ministri australian: Është për të mirën e popullatës

14 Janar 2022, 11:24

Ministri i Emigracionit të Australisë ka përdorur forcën që i jep ligji për të anuluar për herë të dytë vizën për tenistin serb Novak Djokovic. Avokatët e këtij të fundit kanë apeluar vendimin, por ai rrezikon të dëbohet për 3 vite nga Australia.