Do shiteshin për 6000 euro, sekuestrohen 2 mina me telekomandë! Në pranga 30-vjeçari në Durrës

17 Korrik 2021, 12:43 | Përditesimi: 17 Korrik 2021, 11:23

Sekuestrohen 2 mina me telekomandë të cilat do shiteshin kundrejt çmimit 6000 euro. Policia e Durrësit në kuadër të operacionit ‘Parandalimi’, në vendin e quajtur "Muzeu", në lagjen nr.9, ka arrestuar në flagrancë Eluar Thaçin, 30 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës. Gjatë kontrollit kontrollit fizik ndaj 30-vjeçarit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, të cilat ky shtetas do i shiste kundrejt shumës 6000 euro.

KT/Shqiptarja.com