‘Do të luftojmë komunizmin këtu në Kamëz’ Rama në shtëpitë e rindërtuara: Do vazhdojmë punën

12 Maj 2021, 12:57

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar dy familje në Kamëz, të cilëve iu janë rindërtuar banesat pas shembjes nga tërmeti.

Kreu i qeverisë tha se shtëpiat janë ndërtuar në kohë rekord dhe se do të vijojë procesi për rindërtimin e të gjitha banesave të shkatërruara, duke nënvizuar se nuk do ketë dallime për kë kanë votuar.

Rama: U kry dhe shtëpia. Erdha se nuk e besonte se do të ndërtohej. Gratë më besojnë, burrat nuk më besojnë. Burrat i dinë kollaj gjërat. Ne kemi bërë detyrën dhe do ta bëjmë deri në fund.

Banori: Ke ardhur me mbarësi në natën e Bajramit.

Edi Rama: Këtu në Kamëz prapë do luftojnë komunizmin, por ne do bëjmë punë, pavarësisht si e japin votën qytetarët. Ti me çfarë merresh?

Banori: Unë rri këtu në shtëpi dhe bëj piktura.

Edi Rama: Më mirë të bësh piktura, sesa të luash bingo, apo jo. E gëzofshi shtëpinë.