Do të shiste 3 armë, arrestohet 48-vjeçari në Tufinë (EMRI)

24 Prill, 11:10 | Përditesimi: 24 Prill, 11:10

Një 48-vjeçar në Tufinë është arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës pasi kishte 3 armë zjarri. Ligor Mehmeti synonte që t’i shiste në zonën e Freskut e Tufinës armët, të cilët tani i janë sekuestruar.

2 pistoletat dhe 1 armë taktike luftarake u gjetën në makinën e tij.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

I.M/Shqiptarja.com