Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht pa u redaktuar ose shqyrtuar.
Kremlini duhej të publikonte versionin përfundimtar të redaktuar, por versioni që u shfaq përfshinte një moment ku Putin kollitet për rreth 30 sekonda dhe më pas kërkon ta riregjistrojë segmentin.
Gjithçka ndodhi teksa Putin do të fliste për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin, ku do të uronte gratë dhe vajzat për festën.




















