Do vinin mbrëmë, kaosi në aeroportin e Kabulit, talibanët bllokojnë edhe fluturimin e afganëve drejt Shqipërisë! Përveç Tiranës e Durrësit, do strehohen edhe në Berat

19 Gusht 2021, 14:03 | Përditesimi: 19 Gusht 2021, 14:03

Situata kaotike në aeroportin e Kabulit në Afganistan ka bllokuar edhe fluturimin e afganëve që do të strehoheshin në Shqipëri. Në Rinas janë gati çadrat pritëse për trajtim mjekësor e psikologjik ndërsa konviktet në Qytetin Studenti kanë gati 1200 shtretër, por ende nuk ka asnjë datë apo orar fiks se kur pritet që të shtetas do të vijnë në vendin tonë për t'u strehuar përkohësisht në vendet e përcaktuara nga autoritet.

KT/Shqiptarja.com