Dobi prezantohet si trajneri i ri: Kukësi me potencial, por s'ka grupin! Drejtori Halili: Gega gaboi me zgjedhjet

12 Shtator 2022, 14:32 | Përditesimi i fundit: 2022-09-12 14:33:15

Enkeleid Dobi është prezantuar sot si trajneri i ri i Kukësit. Durrsaku është shprehur i lumtur për organikën e skuadrës, por thotë se mungon fryma e grupit. Ndërkohë drejtuesit e klubit përsëritën objektivin e fitimit të titullit pavarësisht se Kukësit ka bërë një nisje shumë të dobët të sezonit.