Dogjën pyje e bimë nga veriu në jug, arrestohen 15 piromanë, 16 nën hetim, 2 në kërkim! Policia: Kush vë zjarr do përballet me ligjin, qytetarët të denoncojnë pa frikë

10 Gusht 2021, 16:40 | Përditesimi: 10 Gusht 2021, 16:40

Autorët e djegies së bimësisë dhe pyjeve nga veriu në jug po shkojnë drejt hekurave. Ndërsa vendi po përballet me flakët prej ditësh, nga data 25 korrik deri më datën 10 gusht, në të gjithë vendin janë arrestuar 15 piromanë, nën hetim janë vënë 16 persona ndërsa në kërkim janë 2 të tjerë

LR/Shqiptarja.com