DOKUMENTI/ FSHF tjetër skandal me futbollin e moshave, licensojnë fusha që s'plotësojnë kriteret! Jupi për Report Tv: S'duan investime

10 Shtator 2022, 19:49

Futbolli i moshave në Shqipëri është kthyer në kaos nga federata shqiptare e cila së fundmi ka bërë edhe një tjetër skandal. Sipas një dokumenti tregohet se ekipet e licensuara janë preferenciale dhe nuk përmbushin asnjë kriter. Ndërkohë një nga ata që e ka pësuar është akademia e ‘Football Republic’, me drejtuesin Redi Jupi i cili për Report TV thotë se investimi i tij po goditet për shkak të qëndrimit në zgjedhjet e fundit për president në krye të federatës.