Dolën në përgjimet e operacionit Shpirti, arrestohen në Francë dhe Gjermani 2 ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit

18 Gusht 2021, 14:04 | Përditesimi: 18 Gusht 2021, 14:04

Arrestohen dy ish- truprojet e ish ministrit Saimir Tahirit, Hekuran Marku dhe Paul Deda alias Agustin Deda të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar që prej 2 muajsh, pasi dolën në përgjimet e megaoperacionit ‘Shpirti’. Të dy janë të dyshuar si i përfshirë në 'skemën' e trafikut ndërkombëtar të kanabisit që grupi kriminal i drejtuar nga Ilirjan Zaimi Duçellari kishte krijuar. Gazetari Arsen Rusta mëson se Hekuran Marku, është arrestuar në Gjermani dhe Agustin Deda është arrestuar në Francë. 

KT/Shqiptarja.com