Doli në protestë para uzinës në Ballsh, naftëtari: Kërkojmë 13 pagat e prapambetura, shteti ka 15% të aksioneve të rafinerisë

1 Dhjetor 2021, 12:12

Artur Bregasi, naftëtari tha nga protesta para rafinerisë së naftës në Ballsh, se ato po kërkojnë 13 pagat e prapambetura. Bregasi tha se shteti ka 15% të aksioneve të rafinerisë së naftës.

‘Kam 20 vite që punoj këtu. Duam të punojmë të ushqejmë fëmijët tanë. Këtu janë 200-300 forca policie. Unë nuk jam thirrur në komisariatin e Fierit. Ata janë liruar që të gjithë dhe mesa mora vesh ka ngritur 3 akuza. Unë nuk marr leje për të bërë protestë, kemi marrë lejë për tubim. Po kërkova leje për protestë sot e 100 vjet nuk me jep njeri leje. Ne vërtetë kemi qenë para portës. Kemi kërkuar sqarim. Nuk kemi marrë përgjigje. Kam parë një fadromë duke punuar dhe kemi kërkuar të ndërpriten punimet. Kemi marrë takim dhe më ka thënë se është si një furrë buke dhe si shtet nuk vëmë dorë. Ne dimë se 15% i ka aksionet shteti. Tek ky 15 % duhet të jetë pikërisht për ne që jemi punëtor. Pse nuk shpallin falimentin. Këtu janë ndërruar 5 ose 6 sipërmarrësa por gjyqin e kemi mbi kompaninë ARMO. Unë kam 13 paga të pamarra. Sipas ish-kryetarit të Sindikatës, se di pse janë ndarë, e kanë copëtuar numrin e punëtorëve duke i marrë me radhë. Kemi dy muaj pa marrë asnjë pagë. Këtu është vetëm dëshira e mirë e qeveritarëve. Nëse ne humbasim këtë specialistët flaken në rrugë. Duhen 2-3 mln euro që të vihet në punë uzina. Kërkojmë pagat e prapambetura. Duam të dimë kush po e merr rafinerinë.’- tha Bregasi.