Donald Trump do t'i paguajë 83.3 milionë dollarë dëmshpërblim shkrimtares E. Jean Carroll! Gjykata e Nju Jorkut e dënon për shpifje

27 Janar, 14:43

Një juri gjyqësore në Nju Jork vendosi që ish-Presidenti Donald Trump t’i paguajë 83.3 milionë dollarë shkrimtares E. Jean Carroll, për komente diskretituese ndaj saj, gjatë kohës që ishte president, në vitin 2019. Carroll paditi Trump për dëmtim reputacioni, duke e quajtur atë gënjeshtare, pasi ajo e akuzoi për përdhunim dekada më parë.