Donald Trump fiton zgjedhjet në Karolinën e Jugut, mposht Nikki Haley në shtetin e saj

25 Shkurt, 11:23

Donald Trump është një hap më afër nominimit si kandidat për president i republikanëve, pasi mundi edhe Nikki Haley-n në shtetin e saj, Karolinën e Jugut. Ish-presidenti fitoi me një diferencë prej 20 pikësh, fitorja e tij e katërt radhazi.