‘Dopietë’ kundër ‘dhelprave’ të Leicestër, Rashford thyen rekorde! M.United koleksionin tjetër fitore

19 Shkurt 2023, 19:56

Në sfidën kundër ‘dhelprave’ në ‘Old Traford’ Rashford fillimisht zhbllokoi shifrat në minutën e 35, ndërsa më pas 25-vjeçari dyfishoi në të 56. Më tej pati kohë edhe për një gol të Jadon Sancho-s, i cili ka lënë pas dëmtimin dhe është kthyer në një armë shtesë për Ten Hag. Me dy golat e sotëm Rashford shkon në kuotën e 24 realizimeve gjatë këtij sezoni, duke thyer rekordin personal që ishte me 22 gola. Për rrjedhojë Manchester United konsolidon vendin e tretë në Premier League me 49 pikë, 3 më pak se City i vendit të dytë dhe 5 më pak se Arsenali kryesues.