Dorëheqja e Veliut, eksperti i kriminalistikës në ‘Repolitix’: E shkarkuan! Opinionisti Meçaj: Largimi s’lidhet me performancën e tij, por me raportin me opozitën

5 Tetor 2021, 23:08 | Përditesimi i fundit: 2021-10-05 23:09:12

TIRANË- Largimi i Ardi Veliut nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm në Policinë e Shtetit, për ekspertin e kriminalistikës, Ervin Karamuça por edhe për gazetarin Sokol Bregu është shkarkim nda detyra dhe jo dorëheqje siç u paraqit nga qeveria. Të ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv, Karamuça tha se ka qenë shkarkim, dhe se 'letra e dorëheqjes ka qenë në sirtar ku është nxjerrë për ta bërë sa më të butë ikjen e tij". Edhe për gazetarin Sokol Bregu, Ardi Veliu është shkarkuar duke thënë se " jam bindur që Veliu nuk e dinte që sot nuk do të ishte më në detyrë".