Dorëheqjet e primaret/ Si ndryshon grupi parlamentar i PD, ‘prekin’ balancën Berisha-Alibeaj

13 Dhjetor 2022, 14:05

Partia Demokratike së fundmi është përfshirë në një valë dorëheqjesh nga grupi parlamentar. Krahas zëvendësimit të Grida Dumës e Alfred Rushajt me Oriela Nebijajn e Petrit Dodën, ndryshime të tjera pritet të ketë në listat e deputetëve në të paktën në 3 qarqe, Tiranë, Shkodër e Elbasan. Kjo për shkak të kandidimit në zgjedhjet vendore të 14 majit.