Dorëhiqet Kryeministri Italian, Draghi: Shumica qeverisëse nuk ekziston më!

14 Korrik 2022, 22:58

Qeveria italiane e Mario Draghit është rrëzuar! Kryeministri italian ka paralajmëruar dorëheqjen pas krizës politike të krijuar nga largimi i ‘Lëvizja 5-Yje’. Kryeministri italian tha se mocioni i mosbesimit ishte shumë domethënës nga pikëpamja politike, pasi shumica që e ka mbështetur këtë qeveri nuk është më.