#reportTV #lajmeshqip #lajme Prej tre ditësh Durrësi nuk i ngjan aspak një qyteti bregdetar që është gati të presë turistët. Më keq akoma. Era kundërmuese e plehrave që kanë mbuluar qytetin, vështirë të afrojë turistë pranë vetes.. Kontejnerët me mbeturina nuk pastrohen në rrugët kryesore dhe as në zonën bregdetare. Në Bashkinë e Durrësit askush nuk prononcohet për situatën tejet problematike me mbetjet urbane, të cilat ky institucion ka detyrim ligjor t’i menaxhojë. ytetarë janë të alarmuar pasi po u rrezikohet shëndeti nga ambienti i ndotur dhe temperaturat e larta ndikojnë në përhapjen e erës së rëndë. Situatën më të rëndë po e përjetojnë banorët e lagjes nr.15 në Spitallë. Aty bashkia ka zbarkuar plehrat në vend-parkimin e kamionëve. “Plehrat që ishin në Porto Romano i kanë sjell këtu. I përpunojnë këtu. Mirëpo problem është që plehrat qëndrojnë këtu disa ditë. Kjo sjell një erë shumë të keqe. Një ambient shumë të rëndë. Këtu ka shkolla, kopshte”, tha një banor. “Shumë e keqe. Mban një ere e keqe shumë. Tmerr. Ka një muaj që është keq fare. Si diçka e ngordhur”, tregoi një tjetër. “Situata shumë e keqe. Kemi fëmijë, të sëmurë. Nuk hapim dot dritaren se na qelb era. Ka 2-3 javë. Sa më shumë po ngrohet koha, aq më keq”, u shpreh një banor. Qytetarët e Spitallës në Durrës kërkojnë që të merren masa sa më shpejt. “Kërkojmë të gjendet një vend tjetër dhe jo të sillen këtu. I sjellin makinat dhe i shkarkojnë këtu”, tha një banor. “Të hiqen sa më shpejt se nuk po flemë dot. Po ikin njerëzit nëpër lagje të tjera se nuk rrinë dot këtu”, u shpreh një tjetër. “Ti heqin se ne jetojmë aty. Vijnë i shkarkojnë ditë e natë”, përfundoi banori. Bashkia e Durrësit është në situatë të rëndë financiare, me fonde të mjaftueshme për të dërguar mbetjet për përpunim në asnjë incenerator. Zgjidhja tashmë i mbetet qeverisë, pasi dhe vetë këshilli bashkiak i Durrësit në mbledhjen e fundit kërkoi fonde nga Ministria e Financave.
‘Dorëzohet’ Bashkia e Durrësit, qyteti ‘mbytet’ nga plehrat
No videos found.
Video të tjera
-
Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital
24 Nëntor, 17:22 -
'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: Djali tjetër ka pasur thikë më të vogël
24 Nëntor, 16:55 -
Zbardhet vrasja e Eduart Reçit! Hetimet: Polici i komisariatit nr 2 në Tiranë ekzekutoi ndërtuesin, arrestohet dhe i vëllai! Motivi? Konflikte pronësie
24 Nëntor, 16:46 -
Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Vëllezërve Duka i gjejnë në magazinën e lokalit armë zjarri të dëmtuara e 6 silenciatorë
24 Nëntor, 15:36 -
Incidentet në Londër në takimin e Ramës, momentet kur 'diversantët' e Berishës shoqërohen personeli i sigurisë
24 Nëntor, 15:08 -
Me flamujt kuq e zi në duar, shqiptarët presin Ramën në Londër
24 Nëntor, 13:31 -
Vrasja e Martinit, nesër Burgjet vendosin ku do transferohet 14 vjeçari i arrestuar
24 Nëntor, 12:10 -
Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj
24 Nëntor, 11:52 -
Ulja e temperaturave, ngrin segmenti i rrugës së Arbrit
24 Nëntor, 11:44 -
Vlorë/ Përdorues të telefonave dhe të dehur në timon, gjoba deri në 400 mijë lekë shoferëve! 1 person në pranga
24 Nëntor, 11:01 -
Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh
24 Nëntor, 10:41 -
Shkodër/ Në kërkim për armë mbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër, në pranga edhe personi që e ndihmonte
24 Nëntor, 10:12 -
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
23 Nëntor, 17:58 -
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital
23 Nëntor, 16:36 -
Reshje bore në Rrugën e Kombit, lëvizni me kujdes! Trashësia 5 cm në Tunelin e Kalimashit! Mungesë energjie në fshatrat e Kukësit dhe Korçës
23 Nëntor, 15:47 -
Si u bë mandarina e Hingës ‘e famshme’ në tregjet e Ballkanit! Fermerët e kthyer nga Greqia prodhojnë mbi 1300 ton në vit, por s’kanë punëtorë
23 Nëntor, 14:12 -
Ikën stuhia, hapet qarkullimi në Fushë Arrëz-Mirditë
23 Nëntor, 13:28 -
U dëmtua nga moti i keq, nis rikonstruktimi i çatisë së Spitalit të Pukës
23 Nëntor, 13:14 -
Berat/ Shisnin vajra të përzierë për vaj ulliri bio pasi i reklamonin në rrjetet sociale, arrestohet 56 vjeçari, në kërkim i biri! Policia: Produktet e përdorura, ende të panjohura!
23 Nëntor, 12:27 -
Erion Braçe 'përplaset' me komentuesin: O hajvan, nuk ka urë të gatshme, po e ndërtojmë
23 Nëntor, 12:25