Dosja 5D, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e bashkisë Tiranë

30 Mars 2024, 12:04 | Përditesimi: 30 Mars 2024, 16:53

9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të bashkisë Tiranë u vunë nën masa sigurie nga GJKKO me kërkesë të SPAK dy ditë më parë, pasi akuzohen për favorizim të kompanisë 5D në përfitimin e 11 tenderave prej vitit 2016-2020. Sot ata dolën para gjykatës, ku u lanë në fuqi masat ndaj tyre.

r.k./Shqiptarja.com