DOSJA AKSHI/ Pas 8 muajsh arrati, Ergys Agasi kalon natën e parë në qeli! Foto e re nga arrestimi, momenti kur i rrethohet makina! Të shtunën para GJKKO-së

27 Gusht, 16:33 | Përditesimi: 27 Gusht, 16:33

Pas arrestimit në Durrës, Ergys Agasi po mbahet tek Blloku i Sigurisë deri në komunikimin e masës së sigurisë. 8 muaj në kërkim për 7 vepra penale, blutë e kanë ndjekur Agasin për rreth 40 km nga Elbasani ku ishte pikasur, në makinë me të kërkuarin tjetër, ish-policin Ulian Shpataraku, gjithashtu i arrestuar në flagrancë për përkrahje të autorit të krimit.

E.H/Shqiptarja.com