Deputeti demokrat Ervin Salinanji i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili i përmendi në Kuvend seancën për dosjen Babale. Në një dalje për mediat, Salianji tha se Rama mendon se e kërcënon me dosjen Babale, por ai nuk tërhiqet nga mbrojta e interesit publik. Salianji akuzoi Ramën se ai ka urdhëruar hapjen e hetimit.
Salianji dënoi edhe gjuhën e përdorur sot nga kryeministri kundrejt opozitës, duke e cilësuar si një gjuhë rrugaçi e papranueshme në Kuvend.