Dosja ‘Balluku’/ Gjyli dhe Elezi kërkojnë zëvendësim të masës së sigurisë: Përfundon afati 6 mujor i hetimeve! SPAK kundër

18 Maj, 11:17 | Përditesimi: 18 Maj, 11:17

Ish-kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe ish-drejtuesi i KESH, Erald Elezi kanë kërkuar zëvendësim të masës së sigurisë. Të dy ndodhen në arrest shtëpie të akuzuar për shkeljet me tenderin e Tunelit të Llogarasë dhe kërkojnë masë më të lehtë sigurie me argumentin se dy të pandehurve pasnesër u përfundon afati 6 mujor i hetimeve, ndërsa prokuroria kërkon zgjatjen e afatit hetimor me 3 muaj të tjerë.

I.M/Shqiptarja.com