Dosja e aferës Partizani në GJKKO! Berisha e dhëndri Malltezi do përballen me drejtësinë, për herë të parë një ish-kryeministër dërgohet për gjykim! Vijon hetimi pasuror

15 Tetor, 19:53 | Përditesimi i fundit: 2024-10-15 20:44:34

SPAK mbylli hetimet për aferën Partizani me 5 të pandehur dhe i drejtohet GJKKO me kërkesë për gjykim. Berisha në hetim për korrupsion dhe dhëndri Malltezi në hetim për korrupsion e pastrim parash, s'do paraqiten të mërkurën në SPAK, por do çojnë avokatët të njihen me provat. Nëse gjykatësi paraprak dërgon dosjen në GJKKO, këtu nis përballja reale e Berishës dhe Malltezit me drejtësinë.