'Dosja e Gërdecit 26 mijë faqe' Avokati zbulon për Report Tv detajin e pathënë

4 Tetor 2023, 13:55

Në një intervistë për Report Tv, avokati i familjeve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit zbulon një detaj të pathënë.

Matlija zbulon se dosja e Gërdecit përbëhet nga 26 mijë faqe dhe se pjesë e saj mund të jetë dhe procesverbali i këshillit të sigurisë kombëtare  të mbledhur nga presidenti i atëhershëm Bamir Topi një javë pas tragjedisë. Por dhe nëse nuk është pjesë e dosjes, Matlija thotë se mund të administrohet lehtë.

“Prokuroria i ka. Ka ekspertiza të ndryshme dhe raporte të ndryshme. Dosja është 26 mijë faqe dhe gjindet çdo gjë me vlerë për gjykimin. Dëshmitarët të thirren ata që do të dëshmojnë gjëra relevante për procesin. Shërbimet dhe çfarë kanë qenë raporte janë në dosje ose janë të gjindshme nëse mungon gjë”