Dosja e inceneratorëve, SPAK arreston ish-ministrin Lefter Koka dhe 2 të tjerë! Akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion

14 Dhjetor 2021, 12:46 | Përditesimi i fundit: 2021-12-14 20:56:41

Dosja e inceneratorëve, SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka.  Urdhër Arresti është ekzekutuar vetëm pak minuta më parë, i firmosur nga prokurori Klodian Braho dhe gjyqtar Erion Bani. Ndaj tij  rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.