Dosja e masakrës së Velipojës, e paqartë kush qëlloi i pari! Zbardhet dëshmia e nipit të viktimës: Dëgjova të shtëna dhe pash gjyshin që u rrëzua në tokë

1 Korrik 2021, 14:19 | Përditesimi i fundit: 2021-07-01 15:24:30

Report TV ka siguruar dosjen e masakrës së Velipojës, e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, në të cilën u vranë katër persona dhe u plagosën dy të tjerë. Hasan Ferracaku, i plagosur në ngjarje, ka konfirmuar se kishte disa ditë që ka pasur një konflikt për punë çadrash në plazh me djemtë e Pjetër Gocajt. Rreth mesnatës, anëtarët e familjes Ferracaku kanë shkuar tek lokali i djemve të Pjetër Gocajt për t’u sqaruar dhe Hasani është ulur në tavolinë me njërin prej djemve të tij, Edmond Gocajn, dhe pasi kanë biseduar ka krisur arma e zjarrit. Sipas Hasanit, vëllai i Edmondit, Xhovani Gocaj, ka qëlluar me automatik drejt Kujtimit dhe e ka vrarë atë. Kujtimi i është kundër-përgjigjur me pistoletë dhe ai i është hedhur dhe kapur armën automatik djalit të Pjetrit.