Zbardhen pjesë nga dosja për operacionin “Shpirti”, që u finalizua me 38 urdhër-arreste, mes të cilëve prokurorë, zyrtarë të lartë policie, dy ish-shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe persona të tjerë, të cilët ishin të implikuar në trafikun e sasive të mëdha të drogës
Një tjetër emër që del nga hetimet është Sajmir Kurti, drejtor i zyrës së Punës në Kavajës. Në dosjen e siguruar nga gazetari Arsen Rusta skafistët Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini kanë deklaruar se në muajin tetor 2016 të dy kanë bërë një udhëtim të dytë duke trafikuar në rrugë detare nga Shqipëria në Itali rreth 500 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa e ciula denstinacion final kishte Gjermaninë. Edhe në këtë rast të dy kanë deklaruar se Sajmir Kurti ishte pronari i lëndës narkotike, po ashtu mjeti lundrues gomone me të cilin ishin nisur nga plazhi pas kazinosë së Kurtit që ndodhej afër Malit të Robit.












