Dosja e SPAK/ Ahmetaj udhëtoi bashkë me Mirel Mërtirin me charter e avion në 6 raste! Klodian Zoto i pagoi ish-ministrit qëndrimet në hotele në BE

11 Korrik 2023, 12:41 | Përditesimi: 11 Korrik 2023, 15:38

Report Tv sjell detaje të tjera nga dosja e SPAK për Arben Ahmetajn. Në dosje thuhet se Arben Ahmetaj kishte njohje të hershme me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, e madje njohje që shkonin në miqësi të ngushtë. Në dosjen e SPAK thuhet se pikërisht nga kjo njohje që Ahmetaj kishte me Zoton dhe Mërtirin ka bërë që shoqëria AlbTek Energy të përfitonte koncesionin për inceneratorin e Elbasanit.

    KT/Shqiptarja.com