Dosja ‘Partizani’/ Beqiri: Zvarritje antiligjore nga GJKKO! Erjon Bani po bën politikën e Sali Berishës, kujton se do e ndihmojë për zgjedhjet me vota

9 Prill 2025, 19:11 | Përditesimi: 9 Prill 2025, 19:11

Gjykata e Posaçme është përfshirë në politikë nga drejtuesi i saj aktual, gjyqtari Erjon Bani, i cili po përpiqet të ndihmojë Sali Berishën në këto zgjedhje duke zvarritur pafund seancën paraprake të dosjes “Partizani”, duke thyer çdo ligj dhe limit. Kështu u shpreh sot avokati Idajet Beqiri për Report Tv, duke hedhur akuza të forta ndaj Gjykatës, me qëllime deri edhe kriminale e politike. Madje ngre dyshime të forta edhe për lidhje agjenturore nga disa prej magjistratëve që gjithashtu i shërbejnë kreut të PD-së dhe familjes sëtij. “Gjykata e Erjon Banit po vazhdon të bëjë politikë. Një çëshje që nuk duhet ta kalonte muajin sipas ligjit, ajo po kalon si një gjyq themeli, 9 muaj, edhe pse është seancë paraprake. Për 9 muaj nuk po mbaron dot as gjyqtari i seancës paraprake, gjë që do të thotë se po bëhet politikë me dosjen. Drejtohet GJKKO nga Argita Berisha, që mesa duket është drejtuesja e vërtetë e gjykatës, që edhe pse morën një gjysmë goditjeje nga vetingu, vazhdojnë e s’i ndahen dot as agjenturës së grekëve dhe as serbëve, as krimeve dhe korrupsionit”, thotë avokati.

I.M/Shqiptarja.com