Ditën e 29 marsit 2022, kur mbeti i plagosur dhe më pas u arrestua, Nuredin Dumani ishte nisur për të vrarë Elton Kilën. Porosinë për vrasjen e Kilës, një njeri i njohur për institucionet ligjzbatuese si i dënuar më parë.
Në dosjen e siguruar nga Shqiptarja.com dhe Report Tv jepen detaje të plota mbi këtë ngjarje, që ishte edhe preludi i zbardhjes së gjitha këtyre krimeve monstruoze pasi solli arrestimin e Dumanit dhe Henrik Hoxhaj, të cilët u bënë më pas të penduar të drejtësisë.
Këtë ngjarje për SPAK e ka zbardhur Henrik Hoxhaj i cili ka thënë se Nuredini ka ardhur nga Kosova që të mbaronin një punë për të cilën e kishte porositur më parë. Më tej Henriku ka shpjeguar se ka vajtur disa herë në Elbasan që të vriste personin foton e të cilit ia kishte dërguar Nuredini me foto.
Nuredini i ka premtuar se do të paguhej 70 000 Euro. Pasi ka studiuar terrenin e ka parë të vështirë që ta vriste vetëm këtë person dhe në këtë mënyrë ka ardhur Nuredini që ta kryenin bashkë vrasjen.
Më datë 26 mars 2022 kanë vajtur me Nuredinin për të vrarë personin në fjalë por nuk e kanë parë. Më tej Henriku shpjegon se kanë vendosur të shkojnë në Elbasan 3 ditë më vonë, më 29 mars për të mbaruar punën….
Por teksa janë nisur me makina të ndryshme, Hoxhaj tregon se në një moment ka marrë një mesazh nga Dumani që i ka thënë se e kanë plagosur. Më pas ai e ka marrë dhe e ka ccuar në Fier dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Nuredin Dumani në lidhje me këtë ngjarje ndër të tjera ka shpjeguar se ka qenë Suel Çela që i ka kërkuar që të vrasë Elton Kilën (Otin). Sueli i çonte foton e Otit në telefon. Duke qenë se Henriku nuk po e gjente Otin Nuredini ka ardhur vetë nga Kosova. Në deklarimet e tij shtetasi Nuredin Dumani ka shpjeguar hollësisht rrethanat lidhur me këtë fakt penal dhe personat e përfshirë në kryerjen e këtij akti.















