Nuredin Dumani kërkoi 200.000 Euro nga shoku i Suel Çelës për të vrarë administratorin e shkollës private në Tiranë, por ai i ka ofruar shumën prej 150.000 Euro. Për herë të parë, del emri i Suel Çelës pas atentatit të dështuar ndaj pronarit të shkollës private “Wilson” ngjarje e ndodhur më 18 janar 2022 në Tiranë. Sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, porosia i është dhënë nga Suel Çela, por në fakt vrasjen e Lulzim Mashës e kërkonte një mik i Çelës, emrin e të cilit Dumani nuk e bën të ditur, pasi thotë se i kishte vetëm numrin e telefonit.
Skerdi Tasi është arrestuar për këtë ngjarje, ndërkohë që vetë biznesnmetni Masha është shprehur se për gati një javë para se të qëllohej është ndjekur dhe është ndjekur dhe është mbajtur në vëzhgim nga një person.

















