DOSJA/ SPAK kërkon arrestimin, Këshilli i Mandateve mblidhet sot për Arben Ahmetaj! Ish zv/ kryeministri në hetim për Inceneratorin Elbasanit, Fierit e Tiranës! Në dosje dhe Alda Klosi

11 Korrik 2023, 11:38 | Përditesimi i fundit: 2023-07-11 16:37:06

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK, i kërkon Kuvendit një ditë më parë dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit socialist, Arben Ahmetaj. Për të shqyrtuar këtë kërkesë, kryetarja e Kuvendit ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit të mandateve në orën 16:00, ku do të diskutohet mbi heqjen e mandatit të deputetit, Ahmetajt.