Dosja/Tenderi korruptiv me uniformat e policisë,Ardi Veliu kundërshtoi kompaninë fituese: Probleme me çmimet, këmisha me mëngë të gjata, më e lirë se ajo me të shkurtra

14 Korrik 2021, 12:29

"Report Tv" ka siguruar të tjera detaje nga dosja hetimore në lidhje me abuzimin me tenderin e uniformave të Policisë në Ministrinë e Brendshme, ku më 10 korrik u arrestuan 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, të siguruar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, rezulton se Policia e Shtetit ka kundërshtuan kompaninë që fitoi tenderin, duke evidentuar një sërë problematikash me disa elemente të zbatimit të kontratës, konkretisht për sa i përket dorëzimit të mallit, kolaudimit të mallit, sasitë e pritshme, pajisjet e sistemit elektronik të shpërndarjes, mirëmbajtja e sistemit elektronik, si dhe çmimet e ofruara.