Drafti në Kuvend/ Guvernatori nuk arrestohet për vepra që lidhen me detyrën, lejen e jep Kuvendi! Zv. Guvernatorja Zaçaj: Mbrohet institucioni! Gjiknuri: E tepërt

27 Tetor, 16:22 | Përditesimi: 27 Tetor, 16:22

Projektligji për Bankën e Shqipërisë ka hapur një debat të fortë për imunitetin e Guvernatorit. Neni 72 parashikon kufizime për arrestimin dhe masat shtrënguese kur akuzat lidhen me ushtrimin e detyrës, duke ia lënë Kuvendit vlerësimin e lidhjes mes veprës penale dhe funksionit. Damian Gjiknuri e cilëson këtë garanci të tepruar, ndërsa ngrihen pikëpyetje për ndikimin e saj në hetimet penale.

E.H/Shqiptarja.com