Drafti për sigurinë, do hiqen tabakinot pranë shkollave! Policia e stacionuar për identifikimin e personave të dyshimtë

26 Shtator 2023, 19:09

Policia është e dislokuar nëpër shkolla për të identifikuar persona të rrezikshëm që mund të jenë kontingjent droge, për të garantuar sigurinë e nxënësve. Drafti për  Sigurinë në Shkolla pritet të kalojë në qeveri dhe përfshinë heqjen e makinave të parkuara keq, kioskat në afërsi në një rreze prej 50 metër larg rrethimit. Në vëzhgimin që bëri Report Tv ato vijojnë të jenë aty, por pas formësimit të ligjit pritet të hiqen.